Botë

Jemeni lëshon raketë në Tel Aviv, plagosen 16 persona mes tyre një tre vjeçare

21.12.2024 18:00

Një raketë e lëshuar nga Huthët jemenas shpërtheu në një park në jug të Tel Avivit....

Një raketë e lëshuar nga Huthët jemenas shpërtheu në një park në jug të Tel Avivit. 16 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, mes tyre edhe një vajzë trevjeçare. Hedhja e raketës ndezi sirenat në të gjithë Izraelin qendror. Ushtria konfirmoi se përpjekjet për përgjim kishin dështuar. Që nga fillimi i luftës në Gaza, Houthi-t e Jemenit kanë lëshuar vazhdimisht raketa kundër Izraelit në mbështetje të Hamasit.
 
“Pak para orës 4 të mëngjesit u sinjalizua një raketë dhe më pas një top i madh zjarri u shfaq në qiell si në filma. I gjithë apartamenti u shkatërrua nga një shpërthim, pashë nga dritarja në kopsht, kishte një vrimë të madhe.”, u shpreh një dëshmitar.
 
“Dëgjuam një alarm por nuk kishim strehë në shtëpi kështu që zakonisht dalim jashtë. Ishim shumë me fat derisa alarmi ra në pak sekonda аrritëm të largoheshim dhe për këtë arsye nuk u lënduam nga përplasja.”, tha një dëshmitar.