KOSOVË

OSBE: Vazhdojnë kërcënimet kundër gazetarëve

03.05.2015 16:51

Mediat e papenguara dhe profesionale janë çelës për zhvillimin demokratik të Kosovës, tha shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit...

Mëtutje, në njoftimin e OSBE-së, theksohet se ai ka kërkuar nga institucionet që të garantohet liria e të shprehurit dhe liria e mediave dhe që gazetarëve tu sigurohet ambient më i sigurt punues, për ta informuar publikun me kohë dhe objektivisht.

“Fuqishëm i dënoj këto sulme dhe kërcënime kundër gazetarëve, dhe çfarëdo lloji të ndikimit në mediat e pavarura”, tha ai, duke theksuar se “gazetarët duhet të kenë mundësi të punojnë lirisht dhe të sigurt pa ndërhyrje të paligjshme” - tha ambasadori Schlumberger.

Mëtutje, shefi i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e ka lavdëruar Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e punës dhe të financave të Radio Televizionit të Kosovës. Ai, po ashtu, e ka lavdëruar Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin për Shtyp të Kosovës për punën e tyre.