Maqedoni

Parashikimi i motit

22.12.2024 10:58

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale...

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Vranësirat do të rriten në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 9°C.
 
Në Shkup mëngjesi është i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell dhe i qetë. Vranësirë ​​në fund të ditës dhe gjatë natës. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8°C.
 
Nesër do të mbajë mot i vranët me reshje kryesisht bore, ndërsa në zonat qendrore dhe juglindore me reshje shiu. Reshjet do të jenë më të shumta sidomos në pjesët perëndimore ku mbulesa e borës do të rritet. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu, ndërsa gjatë natës do të fryjë erë herë pas here më e fortë veriore.