Ekonomi

LSDM: Shporta s’ka efekt, ushqimet me çmime më të larta

22.12.2024 14:04

Rritja e kostos së jetesës po bëhet një sfidë e padurueshme për një numër në rritje familjesh....

Rritja e kostos së jetesës po bëhet një sfidë e padurueshme për një numër në rritje familjesh. Ushqimet bazë, në vend që të jenë të disponueshme për të gjithë, tani po bëhen luks, thonë nga LSDM. Sipas tyre  qeveria e Mickoskit, në vend që të bëjë diçka për t'u marrë me këtë problem serioz dhe për të mbështetur standardin e qytetarëve, bëri një mashtrim me të ashtuquajturën shportë të Vitit të Ri. Ne pamë të njëjtin skenar tregtarët fillimisht ngritën çmimet dhe më pas hynë në fuqi masat, thonë nga LSDM.
 
“Qytetarët meritojnë zgjidhje, jo premtime dhe manipulime të rreme. LSDM-ja tashmë ka ofruar një propozim konkret – heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore. Me këtë masë çmimet do të ulen realisht, pa hapësirë për manipulime nga tregtarët. Një familje do të kursente 2000 denarë në muaj ose 24000 denarë në vit. Fakti që qeveria nuk e pranoi këtë masë tregon se Mickoski i kënaqi tregtarët dhe i lejoi ata të pasurohen në kurrizin e qytetarëve.”, tha Llollita Ristova nga LSDM.