Botë
Rrëzohet një helikopter në Turqi, katër persona humbën jetën
22.12.2024 15:28
Një helikopter i urgjencave mjekësore u rrëzua këtë të diel në provincën e Muglas jugperëndim të Turqisë...

Një helikopter i urgjencave mjekësore u rrëzua këtë të diel në provincën e Muglas jugperëndim të Turqisë duke i marrë jetën dy pilotëve, një mjeku dhe një infermieri.
Helikopteri ra në tokë pasi goditi katin e katërt të një spitali gjatë ngritjes, tha guvernatori i provincës Mugla, Idris Akbiyik. Ai shtoi se në zonën ku ndodhi aksidenti ka pasur mjegull dhe se shkaku i saktë i rrëzimit do të përcaktohet nga hetimet. Pas një dite mungese shërbimi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, pilotët e helikopterit të ambulancës turke vendosën të ngriheshin për një fluturim drejt Antalias, por u ndeshën me mjegull të dendur pak pas nisjes. Në kthim, mjegulla e dendur bëri që helikopteri të përplaset me spitalin dhe të rrëzohet në oborr.
