Maqedoni

Largimi i Artan Grubit, Mickovski: Nëse është i pastër, Grubi do të kthehet në vend

22.12.2024 15:45

Kryeministri i vendit Hristijan Mickovski nuk dëshiron që të spekulon me vend-ndodhjen e Artan Grubit..

Kryeministri i vendit Hristijan Mickovski nuk dëshiron që të spekulon me vend-ndodhjen e Artan Grubit, sipas tij pak me rëndësi është se ku gjendet ai, me rëndësi është që ai nuk është i pastër si loti, sepse sipas Mickovskit, nëse Grubi do të ishte i pastër si loti nuk do të kishte ikur nga drejtësia.
 
“Është fakt se ai nuk ishte I pastër si loti, sepse sikur të ishte I pastër si loti, nuk do të kishte ikur nga drejtësia, por do të qëndronte këtu, dhe do ta mbronte pafajësinë e tij. Mesazhet që po i dërgohen publikut nga ana e LSDM-së dhe BDI-së për arratisjen e Grubit nuk janë mesazhe në drejtim të një lufte vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit. Ne kemi paralajmëruar për këtë shumë herë në të kaluarën. Ky koalicion që funksionoi ishte vërtet një mbrojtës i madh, jo vetëm i kriminelëve politikë, por edhe i kriminelëve të vërtetë.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
 
Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë se ish Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka qenë vetëm shërbëtor i pronarit të vërtet të vendit Artan Grubi, vetëm me të vetmin qëllim që klani Kovaçevski-Grubi të vazhdonë sa më gjatë, duke e lejuar Grubin që të bënë vepra të tilla kriminale, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshevski, gjatë panel diskutimin me temën “Drejtësia po vjen”. 
 
“Ka pasur një motiv politik tek Kovaçevski me Artan Grubin në rastin e llotarisë, dhe ky motiv politik ishte e thjeshtë “Sa më shumë do ti lejohet Artan Grubit që të merret me punët e jashtë-ligjshme, dhe të jetë faktor dominant në Qeveri, aq më shumë Kovaçevski do të ishte Kryeministër”. Dhe ky ishte çmimi që Kovaçevski pranoi ta paguente, dhe në vend që të ishte Kryeministër, ai u shndërrua në asistent i Grubit. Thjeshtë gjithçka që dëshironte Artan Grubi të kalonte në Parlament, ajo do të ndodhte, edhe atë me flamurin europian. Me vet faktin se Kovaçevski ishte si i dyshuari i 4 apo i 5, tregon se si ka qenë hierarkia në Llotarin Shtetërore.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshevski.
 
LSDM: Toshkovski lejoi largimin e Grubit
 
Por nga ana tjetër I shpejtë ka qenë kundër-reagimi i LSDM-së, të cilët kërkojnë që Artan Grubi duhet të përballet me drejtësinë, ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski që sipas tyre lejoi largimin e Grubit të përballet me përgjegjësinë.
 
“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të justifikuar arratisjen e Artan Grubit, e cila u bë sipas të njëjtit skenar si ai i Blerim Ramadanit në verë, janë të kota. Është më se e qartë se kufiri me Kosovën nuk është nën kontrollin e MPB-së dhe Toshkovskit. Aq më e çuditshme është se ishin policët e emëruar nga Toshkovski që vendosën ta linin Grubin të shkojë pa penguar. VMRO-DPMNE dhe Toshkovski krijojnë skenarët e tyre për dyshimin se e lanë Grubin të largohet nga vendi, në vend që të përballet me përgjegjësi. Grubi duhet të dalë menjëherë para drejtësisë. Por është e paqartë se si Toshkovski nuk paska informacione se ku gjendet Grubi, ndërsa partneri i tij i koalicionit Izet Mexhiti, publikisht tha se Grubi gjendet në Shqipëri. A e ka pyetur Toshkovski Mexhitin nga i ka marrë informacionet.”, thuhet në Komunikatën e LSDM-SË. 
 
BDI: Kërkon të miratohet ligjin për masat restriktive
 
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë nga Qeveria, se pse refuzon të miratojë Ligjin për Masat Restriktive, që ndalon individët e sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja të kenë qasje në pushtet.
 
“Pse Qeveria refuzon të miratojë Ligjin për Masat Restriktive, që ndalon individët e sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja të kenë qasje në pushtet dhe burime publike? Refuzimi ose zvarritja e tij ngrenë dyshime serioze për ndikime të errëta dhe mbrojtje të interesave të oligarkëve. Çdo vonesë është një akt tradhtie ndaj qytetarëve të këtij vendi.”, thonë nga BDI. 
 
FITIM KRYEZIU