Ekonomi

Shporta e vitit të ri, Durmishi: Tregtarët po e respktojnë vendimin

22.12.2024 16:06

Tregtarët po e respektojnë aksionin për “Shportën e Vitit të Ri”, dhe produktet të cilat janë pjesë e listës janë ulur për 10%...

Tregtarët po e respektojnë aksionin për “Shportën e Vitit të Ri”, dhe produktet të cilat janë pjesë e listës janë ulur për 10% deklaron për TVM2 ministri i ekonomisë Besar Durmishi. Sa i përket asaj se a mund tregtarët të manipulojnë dhe mos ta respektojnë të njëjtën duke e pasur parasysh se për këtë masë nuk janë paraparë dënime, Durmishi është I mendimit se tregtarët do ta respektojnë këtë masë  për arsye se është me iniciativë të sektorit të biznesit por për çdo parregullsi eventuale reagon inspektorati shtetëror I tregut.
 
“Qytetarët janë inspektorët më të mëdhenj inspektorati shtetëror i tregut do të shënon dënim, por duke u bazuar në ligjin për mbrojtje të konsumatorëve. Në qoftë se ka ndonjë lëvizje të çmimeve apo ndonjë manipulimi të çmimit dhe artikujt të cilët duhet të jenë të vendosura në rafte apo ato artikuj të cilët I kanë propozuar prodhues apo tregtarë dhe nuk janë të shënuar me etiketën më pak shpenzime më shumë për ty dhe nuk është ulur çmimi, çfarëdo lloj mosrespektimi i kësaj mase të jetë Inspektorati Shtetëror I Tregut do të veprojë në kuadër të ligjit.", u shpreh për TVM2 ministri i ekonomisë Besar Durmishi.
 
Durmishi: Paga minimale në mars do të arrijë në 400 euro
 
Duke e pasur parasysh se rritja e çmimeve ndikon drejtpërdrejtë në familjet me buxhet të rënduar, nuk kanë të ndaluar kërkesat nga sindikatat për rritjen e pagës minimale. Durmishi shton se tani për tani nuk ka ndonjë marrëveshje në lidhje me rritjen e pagës minimale, ndërsa e njëjta në mars sipas ligjit do të arrijë në 400 euro.
 
“Do të rritet paga minimale në mars të vitit që vjen pasi të marrim rezultatin përfundimtar nga Enti shtetëror i statistikës. Dhe në bazë të asaj formule duke I parë të gjitha parametrat për shkak se jemi në fund të vitit, paga minimale do të rritet dhe do të arrijë diku rreth 24.400 denarë apo 400 euro.”, theksoi për TVM2 ministri i ekonomisë Besar Durmishi.
 
Shporta konsumatore për një familje 4 anëtarëshe në muajin nëntor ka arritur në nivel prej 62.020 denarë dhe e njejta është më e lartë për 770 denarë në krahasim me muajin paraprak.
 
GAZMEND KURTISHI