Maqedoni
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Në Shkup uji është i sigurt për pije
22.12.2024 16:23
Uji në ujësjellësin e Shkupit mund të shfrytëzohet pa pengesa dhe është i sigurt për pije...

Uji në ujësjellësin e Shkupit mund të shfrytëzohet pa pengesa dhe është i sigurt për pije, njoftoi Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, pas monitorimit dhe analizave laboratorike të mostrave të ujit të marra nëpër lagjet e Shkupit. Njoftimi vjen pas ndërprerjes së djeshme disaorëshe të ujit, dhe apeleve të Instituti të Shëndetit Publik, që pas lëshimit të ujit, i njejti mos të përdoret për pijë nga qytetarët.
“Monitorimi përfshiu 9 vende kyçe; Autokomandë, Hasanbeg, Maxhari, Novo Lisiçe, Qendër, Draçevë, Përzhinë, Gjorçe Petrov dhe Karposh ku ishin marrë mostra nga uji për pijes dhe ishin bërë testime fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Duam ta njoftojmë opinionin se nga rezultatet, të gjitha mostrat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike janë konform Rregullores për siguri të cilësisë së ujit për pije, me çka konstatuam se uji nga sistemi i ujësjellësit të qytetit të Shkupit është i rregullt sanitarisht dhe mund të shfrytëzohet nga qytetarët.”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Një pjesë e qytetarëve akoma konsumojë ujë të blerë në shishe, disa kanë filluar të përdorin për pije ujin nga rrjeti i ujësjellësit, të tjerë pinë ujë nga burime natyrore.
“Akoma përdorë ujë të blerë në shishe.”, u shpreh një qytetar.
“Kam filluar të pi prej çezmës.”, tha një qytetar.
“Në Saraj gati 99% e vendbanimit ka ujë dhe besoj se është i pastër, prandaj pi prej çezmës.”, u shpreh një qytetar.
“Unë gjys-gjys. Për pijë përdorë ujë nga burime natyrore, ndërsa për nevoja tjera higjienike përdorë ujë prej çezmës.”, u shpreh një qytetar.
“Unë përdor ujë burimi.”, tha një qytetar.
Sipas një paralajmërimi paraprak, një pjesë e madhe e Shkupit mbeti pa ujë për shkak të sanimit të tubacionit kryesor në sistemin e ujësjellësit. Riparim që u bë për herë të parë pas 60 vitesh në Shkup.
FARIJE DAUTI BAKIU
