Botë
Protestë e re e studentëve në Beograd, kërkonin përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad
22.12.2024 18:08
Një pjesë e studentëve, të cilët prej disa javësh kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit...

Një pjesë e studentëve, të cilët prej disa javësh kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, sot kanë bllokuar edhe sheshin “Slavija” të Beogradit. Kjo ishte një tjetër serinë e protestave që kërkonin përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor, 15 persona humbën jetën dhe dy u plagosën rëndë kur u rrëzua tenda e stacionit hekurudhor.
Rrugët përreth sheshit u mbyllën për qarkullim dhe mijëra njerëz u mblodhën në protestë. Disa nga protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Grevë e përgjithshme e studentëve dhe punëtorëve në solidaritet”, “Maturantët janë me studentët”, “Çdo veprim shkakton reagim”. Një nga kërkesat e organizatorëve të protestës është që të identifikohen dhe të ndiqen penalisht personat që sulmuan demonstruesit. Ata gjithashtu kërkojnë lirimin e aktivistëve të arrestuar të protestave dhe ndalimin e procedimit penal ndaj tyre.
Në bllokada nxënësve iu bashkuan edhe një numër i madh fermerësh, aktorësh, dhe edukatorësh. Mbi 50 fakultete të katër universiteteve shtetërore, disa rektorë dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar.
Nën presionin e publikut, presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi më 11 dhjetor se 195 dokumente do të publikohen në uebsajtin e Qeverisë, duke pretenduar se ky ishte dokumentacioni i plotë për stacionin e trenit në Novi Sad. E ndërsa autoritetet pretendojnë se ua kanë plotësuar të gjitha kërkesat, studentët thonë se dokumentacioni i publikuar nuk është i plotë dhe nuk i përgjigjet pyetjes se kush është përgjegjës dhe çfarë ka ndodhur.
13 persona janë arrestuar nën dyshimin për mosveprime gjatë rindërtimit. Në mesin e tyre ishte edhe ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, i cili pas disa ditësh u lirua nga paraburgimi.
