Maqedoni

Parashikimi i motit

23.12.2024 09:09

Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë...

Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me reshje shiu dhe bore në zonat e ulëta, kurse në male dhe borë në zonat më të larta. Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore dhe ekstreme lindore, ku mbulesa ekzistuese e borës do të shtohet në male, ndërsa në disa nga zonat më të ulëta do të formohet një mbulesë më e vogël e borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu, ndërsa gjatë natës do të fryjë erë e fortë veriore.
 
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 7°C.
 
Në Shkup vranësira dhe të ftohtë me reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta të luginës reshjet do të kalojnë në borë, sidomos pasdite. Do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa gjatë natës do të fryjë erë herë pas here e fortë veriore.