Botë
Pas masakrës së Magdeburgut, Greqia merr masa të veçanta për sigurinë në prag Krishtlindjesh
23.12.2024 09:25
Pas masakrës së Magdeburgut në Gjermani, edhe në Greqi organet kanë marrë masa të veçanta për sigurinë...

Pas masakrës së Magdeburgut në Gjermani, edhe në Greqi organet kanë marrë masa të veçanta për sigurinë.
Konkretisht, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur orët e fundit nga drejtuesit e ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit u vendos që të vihen në fuqi masat e shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme.
Ndër masat kryesore janë patrullimet intensive në grupe nga policë me unifromë, por edhe civilë, kryesisht në rrugët kryesore tregtare dhe qendrat tregtare.
Në kufijtë e vendit, pikat tokësore por edhe aeroportet , do të ketë mbikëqyrje të shtuar, ndërkohë që autoritetet greke janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për çdo informacion që mund të jetë i dobishëm.
Masat në Greqi ndjekin ato që kanë deklaruar tashmë Britania e Madhe dhe Italia, për periudhën e Krishtlindjes.
