Maqedoni
Ministria e Mjedisit Jetësor, nismë për përmirësimin e cilësisë së ajrit
23.12.2024 12:01
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale...

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, paralajmëruan iniciativë për përmirësimin e cilësisë së ajrit, uljen e rrëmujës në komunikacion dhe zhvillimin e zgjidhjeve moderne të transportit në dispozicion për të gjithë qytetarët. Kjo nismë konfirmon përkushtimin e dy ministrive për realizimin e projekteve inovative, të cilat do të kontribuojnë në mobilitetin e qëndrueshëm dhe të gjelbër në Shkup, u tha me këtë rast.
