Ekonomi
Shporta minimale sindikale është rritur për 840 denarë
23.12.2024 14:44
Shporta minimale sindikale për dhjetorin e këtij viti është 62.861 denarë dhe është për 840 denarë...

Shporta minimale sindikale për dhjetorin e këtij viti është 62.861 denarë dhe është për 840 denarë më e lartë se sa në nëntor të këtij viti kur ishte 62.021 denarë. Me banesë me qira prej 60 metra katrorë është 78.236 denarë, njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta sindikale minimale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23.075 denarë ose 36.7 për qind.
“Vlen të përmendet se nga shtatori, kur u fut masa e parë nga Qeveria për kufizimin e marzhave dhe me masën e fundit, pra aksion për uljen e çmimeve me të paktën 10 për qind, po japin rezultate, pjesa e ushqimit dhe pijet në shportën minimale sindikale, e cila për muajin dhjetor është 23.075 denarë në krahasim me shtatorin 2024 (23.034 denarë) është rritur për 41 denarë, që konfirmon se nevojiten më shpesh masa duke pasur parasysh se tregtarët po keqpërdorin çdo mundësi për t’u pasuruar në kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve.”, thuhet në kumtesë.
LSDM: Masat e Qeverisë, mashtrim
Shqetëson ajo që tregtarët përsëri e shfrytëzuan periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe, siç bëhet e ditur, në mënyrë evidente i rritën çmimet.
“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që masat të zgjasin më gjatë, që Qeveria dukshëm të kontribuojë në ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa masa e ardhshme të jetë pa u informuar tregtarët dhe biznesmenët që të bëjnë mos bëjnë përsëri në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve.”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.
Kanë reaguar nga LSDM. Sipas tyre, masat e Qeverisë për shportën e Vitit të Ri ishin mashtrim.
“Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një barrë serioze për familjet në Maqedoni. Në vend që të ulen çmimet tashmë janë rritur. Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë dhe manipulimeve të pushtetit të udhëhequr nga Mickoski me të ashtuquajturat shporta që nuk kanë efekt.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
FITIM KRYEZIU
