Ministria e Mjedisit Jetësor, nismë për përmirësimin e cilësisë së ajrit

23.12.2024 15:27

Në ambientet e Qeverisë...

Në ambientet e Qeverisë është promovuar dhe nënshkruar letra e qëllimeve për të mbështetur sistemin elektrik CAR-SHERING në komunikacion, që do t’u mundësojë qytetarëve të ngasin vetura elektronike të kompanisë “Avan-Cart” nga Sllovenia, e që do të jetë të kapshme vetëm me një aplikacion në telefonin mobil.

Sipas përfaqësuesve të Qeverisë, projekti do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e ajrit, zvogëlim të kaosit në komunikacion dhe zhvillimin e metodave moderne të transportit, të cilat në vendet tjera kanë dhënë efikasitet energjetik.

Ky projekt është iniciativë e përbashkët e Ministrisë për Ambient dhe Ministrisë për Energjetikë të udhëhequr nga Sanja Bozhinovska. Sipas ministrive, bëhet fjalë për një investim privat i kompanisë “Avan-Cart” nga Sllovenia, nga të cilat qytetarët e vendit dhe Qeveria do të kenë benificione.

“Sot po fillojmë diçka, që po shpresoj që do të lënë pas vete rrugë më të pastra, qytetarë më të shëndetshëm dhe një të ardhme më të ndritur për Shkupin. Nënshkrimi i letrës së qëllimeve për të mbështetur sistemin elektrik CAR-SHERING përfaqëson një aksion konkret dhe të dukshëm.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë, Izet Mexhiti.

“Ky sistem i shkëmbimit të veturave energjetike nuk është vetëm veprim modern i transportit, por kjo është një tregues për përkushtimin tonë, që ta sjellim teknologjinë më inovative tek shoqëria jonë, që do të jetë një projekt i qëndrueshëm. Karrikuesit do të përdorin 100 për qind energji të gjelbër, nuk është vetëm hap i drejtimit të ri, por ato janë një kërcim i lartë drejt qëllimit tonë e që është tranzicion energjetik. Por, kjo nuk është vetëm për teknologjinë dhe infrastrukturën, por bëhet fjalë për njerëzit, pra bëhet fjalë për sigurim të ajrit të pastër, zvogëlim të kaosit në komunikacion dhe transport modern dhe efikas për të gjithë.”, - theksoi ministri i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

“Shërbimi për automjete efikase të veturave është shumë i thjeshtë, pra ju duhet vetëm një aplikacion në telefonin tuaj dhe ky aplikacion do të jetë çelësi i veturës, që do të gjendet në rrugë. Me këtë aplikacion do të gjeni veturën e lirë ku gjendet, e rezervoni, e hapni dhe e drejtoni, kur ta përfundoni udhëtimin e leni veturën në një vendparkim, e mbyllni veturën përmes aplikacionit, ndërsa pagesa bëhet përmes kartelës apo mënyrave tjera elektronike.”, - u shpreh drejtori i kompanisë “Avan-Cart” nga Sllovenia, Matej Qer.

Në këtë takim, përveç përfaqësuesve të Qeverisë dhe të dy ministrive, të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave të Çairit, Gazi Babës, Aerodromit, ku edhe është vendos infrastruktura e parë për realizimin e këtij projekti. (Fitim Kryeziu, TVM2)