Lajçaku e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog
I dërguari i Bashkimit Evropian...

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak ditë. Ai ka thënë se ka pritur më shumë nga që i është ofruar.
Duke treguar për arritjet dhe ngecjet që janë hasur gjatë takimeve që ai pati me kryenogiciatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, Lajçaku ka rikujtuar edhe njëherë të dyja shtetet se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë një plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
“Megjithatë jam inkurajuar nga hapat e fundit të vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për të afruar familjet dhe të dashurit e atyre që ende u nuk dihet fati. Komisioni i Përbashkët është vendosur të japë shtytjen e nevojshme politike.”, thekson Lajçaku.
Ai ka shkruar se në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm se sa ai ka shpresuar, ajo që është arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së, thekson Lajçaku, i cili është optimist për arritjken e progresit. (Gyltene Sinani, TVM2)
