Pas Vitit të Ri, kompanitë në pritje të parave nga kredia

23.12.2024 17:04

Kompanitë pas festave të Vitit të Ri...

Kompanitë pas festave të Vitit të Ri duhet t’i marrin paratë nga kredia hungareze, ndonëse bankierët nuk përjashtojnë që kjo të ndodhë edhe në muajin shkurt. Nga sektori i biznesit reagojnë për atë se ende nuk dihet se çfarë kritere duhen të plotësojnë për të aplikuar, por  janë të bindur se këto mjete do të ndikojnë në  modernizimin e procesit të prodhimit dhe do të rrisin produktivitetin. Ata kërkojnë që edhe në të ardhmen  bankat të japin kredi më të favorshme për të nxitur investime më të mëdha.

“Këto mjete janë të rëndësishme për biznesin, posaçërisht për investime të kompanive në mjetet bazë, si mjetet bashkëkohore teknologjike, për arsye se produktiviteti nuk varet vetëm nga punëtori në aspekt të rritjes së pagës së tij, por më shumë varet nga  mjetet moderne tekniko-teknologjike.”, - deklaroi nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski.

“Kjo kredi do të jep drejtim pozitiv për biznesin, por  për efikasitet nuk janë të mjaftueshme vetëm  këto mjete, për atë arsye duhet të vendosim edhe mënyra tjera për të ecur përpara.”, - theksoi kryetari i OEMVP-së, Mendy Qyra.

Bankierët sigurojnë se do të mbështesin të gjitha planet produktive të bizneseve, pavarësisht nga aktiviteti i tyre. Për momentin është e  ditur se prioritet do të kenë projektet në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë. Kjo është një situatë fitimprurëse në të cilën të gjithë duhet të bëjnë lëshime, në mënyrë që të gjithë të fitojnë në planin afatgjatë, theksojnë ekonomistët.

“Keni para të cilat shpesh në opinion unë i quaj “para falas”, ku pjesa hyrëse është paguar nga ana e shtetit nga ai i cili e jep kredinë, ndërsa nga ana tjetër, interesi që u jepet kompanive është minimale. Sipas meje, nga ajo që kam informacion procedura ka filluar, ndërsa efektin apo dinamikën  më të  madhe duhet ta presim në fund të kuartalit të parë të vitit 2025.”, - u shpreh anëtari i Këshillit në Bankën Popullore, Sinisha Nuamovski.

Këto mjete duhet të forcojnë kompanitë për të përballuar me pasojat e mundshme nga kriza në Gjermani. (Gazmend Kurtishi, TVM2)