Aleksandar Çeferin uron zgjedhjen e Masar Omeragiçit për president të FFM-së

23.12.2024 17:14

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin...

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka dërguar një letër urimi për zgjedhjen e Masar Omeragiq për president të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Në letrën e urimit, numri një i Futbollit Europian thekson faktin e punës së shkëlqyer me zgjedhjen e Masar Omeragiç për president të FFM-së në vitin kur shënohen tre dekada të anëtarësimit të FFM-së në UEFA.

Urimi i plotë i Aleksadar Çeferinit:

I nderuar President,

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Ky vit, 2024, shënon 30 vjet nga anëtarësimi i FFM-së në UEFA, dhe gjatë kësaj kohe Federata juaj e përkushtuar ka bërë shumë në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollit.

Masar, duke qenë se e dini nga afër presionin e të luajturit dhe menaxhimit të futbollit në nivelin më të lartë, besoj se do ta pranoni me gjithë zemër potencialin e futbollit në Maqedoni dhe do të vazhdoni të shënoni pikat e përparimit që meritojnë federata juaj dhe vendi juaj.

Ju uroj gjithë të mirat në mandatin e ri emocionues përpara - dhe ju dhe të dashurit tuaj mund të shijoni një atmosferë të mrekullueshme pushimi dhe një Vit të Ri të lumtur.

 

Me respekt,

Aleksandar Ceferin

UEFA