IRAK
IS-i e mori përgjegjësinë për sulme ku u vranë 19 vetë
03.05.2015 17:54
Grupi ekstremist, Shteti Islamik, sot e ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet në kryeqytetin Bagdad në Irak, nga të cilat u vranë së paku 19 vetë...

Mbrëmë vonë, dy makina-bomba kanë shpërthyer brenda një periudhe prej 10 minutash, në qendër të Bagdadit.
Zyrtarët e policisë thanë se eksplodimet ndodhën afër restoranteve dhe bizneseve të tjera, që ishin përplot me konsumatorë.
