Maqedoni

Parashikimi i motit

24.12.2024 08:44

Duke filluar nga dita e sotme dhe deri ditën e premte pritet një mot pjesërisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe borës....

Moti sot në Maqedoni do të jetë i vranët dhe i ftohtë, në zonat malore me reshje të kohëpaskohshme, kryesisht borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. emperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 1 deri në 6°C.
 
Në Shkup me vranësira dhe e ftohtë me reshje të dobëta shiu, ndërsa në pjesët më të larta të luginës me borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4°C. 
 
Nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu me shpejtësi mbi 60 km/h.