Maqedoni

Kuvendi do të mbajë seancën e 27-të

24.12.2024 08:57

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 27-të....

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 27-të.
 
Në rendin e ditës janë propozim-ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në lexim të dytë, propozim-ndryshimet në Ligjin e Aviacionit, Ligjin për Zjarrfikësit, Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjin për mostrën e detyrueshme, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.
 
Deputetët do të diskutojnë edhe disa interpretime autentike të neneve të ligjit.