Botë
Eksplodoi fabrika e municioneve në Turqi, raportohet për disa të vdekur
24.12.2024 11:46
Një shpërthim në një fabrikë municionesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Balikesir të Turqisë.

Një shpërthim në një fabrikë municionesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Balikesir të Turqisë. Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustauglu, bëri të ditur se sipas informacioneve të para, nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën në lagjen Karesi, kanë humbur jetën 12 persona dhe 3 janë plagosur.
Në këtë lokacion ka ekipe të autoambulancave dhe vetura të shumta të policisë. Fabrika ka 1.000 të punësuar. Një pjesë e fabrikës duket se është shembur, ndërsa në momentin e shpërthimit në fabrikë kanë qenë 300 persona. Balikesir ndodhet në rajonin Marmara të Turqisë. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sabotim apo sulm terrorist.
