Maqedoni
Reforma në Këshillin Gjyqësor, Mickoski: Gjykatësit do të dalin para Kuvendit
24.12.2024 14:44
Pas festave të fundvitit, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar procedurë kuvendore për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor...

Pas festave të fundvitit, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar procedurë kuvendore për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët zgjidhen nga deputetët. Shkarkimin e kësaj përbërjeje të Këshillit Gjyqësor, Mickoski e ka paralajmëruar disa herë më parë, kjo me qëllim që siç tha qytetarët të ndjejnë drejtësinë.
“Po mendojmë për disa lëvizje, disa masa që do t'i marrim pas pushimeve, sepse pavarësisht njoftimeve se janë kapërcyer ato dukuri të ankthit, diarresë, ngërçeve dhe temperaturës së ngritur, ato procese janë ende në vazhdim me prokurorë dhe gjyqtarë të caktuar. Qytetarët duhet të kenë drejtësi. Aktivitete të tilla po planifikojmë edhe në periudhën e ardhshme. Nuk janë të mjaftueshme vetëm aksionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Kuvendi nuk e miratoi raportin për funksionimin e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023, kështu që sipas interpretimeve të caktuara mund të jetë bazë për shkarkimin e atyre anëtarëve të Këshillit që janë zgjedhur nga deputetët. Këta janë anëtarët e përcaktuar me termin “jurist të shquar” në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Aktualisht në Këshill si "jurist të shquar" janë: Vesna Dameva, e cila së fundmi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares, Pavlina Cërvenkovska, Selim Ademi, Milazim Mustafa dhe Tanja Çaçarova Ilievska.
FLORIJE KAMBERI
