Maqedoni
Kontestimi i Hristovskit në krye të ASK-së, KShPK-ja konstaton se nuk ka konflikt interesi
24.12.2024 15:17
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se nuk ka bazë për veprim sipas ankesës për konflikt...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se nuk ka bazë për veprim sipas ankesës për konflikt të interesit dhe korrupsion në emërimin e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.
Në seancën e Antikorrupsionit u konstatua se Hristovski i plotëson kushtet për emërim sipas Ligjit për ASK-në, por u theksua se Antikorrupsioni nuk ka kompetencë për ekspertizë të drejtpërdrejtë të disa dokumenteve. Sipas arsyetimit të Antikorrupsionit, institucioni është pajisur me të gjitha të dhënat nga institucionet kompetente, konkretisht nuk është gjetur konflikt interesi pas shqyrtimit të shtetësisë, diplomës fakultative, vendimit për mbrojtjen e tezës së magjistraturës, vërtetimit për provimet e dhëna nga cikli i parë, dëshmia për përvojë pune, dëshmia për njohjen e gjuhës angleze, si dhe deklarata se nuk ka ndalime për ushtrimin e profesionit, as masë e përkohshme për ushtrimin veprimtarinë, si dhe deklarimin se nuk është anëtar i partisë politike.
Sipas Antikorrupsionit, të gjitha të dhënat e dorëzuara kanë qenë në drejtim të përmbushjes së kritereve.
