E kërkojnë Barcelona dhe Atletiko, Diaz nuk e mendon largimin nga Liverpulli

24.12.2024 17:08

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz...

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz raportohet se nuk është duke e menduar largimin nga Liverpulli.

Kolumbiani është i lidhur me transferimin në La Ligë, ku kërkohet nga Barcelona dhe Atletiko Madrid.

Por, sipas gazetarit të “Sky Deutschland”, Florian Plettenberg, Diaz nuk e po e planifikon largimin nga ‘Enfilld Roud’.

“Pavarësisht shumë thashethemeve, Luis Diaz aktualisht nuk po planifikon largimin nga Liverpull. 27-vjeçari, i cili shënoi dy gola kundër Tottenhamit, ndihet shumë rehat në klub”, shkruan gazetari Plettenberg.

Anësori, i cili me Liverpullin ka kontratë deri në vitin 2027, thuhet se ka raporte mjaft të mirë me trajnerin Arne Slot.