Botë

Rrëzohet avioni i “Azal” në Kazakistan, 27 persona i mbijetuan rrëzimit

25.12.2024 09:24

Dhjetëra persona dyshohet se humbën jetën pasi një aeroplan pasagjerësh...

Një avion pasagjerësh i “Azerbaijan Airlines” (Azal) është rrëzuar në afërsi të qytetit Aktau të Kazakistanit. “Azal” njoftoi se avioni i llojit “Emraer 190” që fluturonte nga Baku në Grozni është rrëzuar në afërsi të Aktaus.
 
Sipas të dhënave paraprake në avion ndodheshin 67 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Në deklaratë thuhet se aksidenti ka ndodhur kur avioni ka goditur një tufë zogjsh dhe informacione shtesë për incidentin do të jepen më vonë. Jozyrtarisht thuhet se 25 persona i kanë shpëtuar aksidentit.
 
Mbetet e paqartë se çfarë ndodhi që shkaktoi rrëzimin e aeroplanit, që transportonte 62 pasagjerë dhe pesë pjesëtarët të ekuipazhit.