Maqedoni
Rasti “Lotaria shtetërore”, Këshilli Penal konfirmon paraburgimin
25.12.2024 12:03
Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, dhe e ka konfirmuar paraburgimin e caktuar 30-ditor.
Nga Gjykata rikujtojnë se më 17 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar ndaj propozimit të prokurorit, ka caktuar paraburgim për Grubin dhe Përparim Bajramin, të dy të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për “Lotarinë Shtetërore”.

Vendimi u miratua pas dërgimit të njoftimit nga MPB-së se Grubi dhe Bajrami nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes, e cila fillon të zbatohet sapo të gjenden personat, gjegjësisht të arrestohen.