Maqedoni

Transportuesit privatë, rritet për 20 denarë çmimi për kilometër

25.12.2024 11:42

Me 28 vota “për”, asnjë “kundër” dhe një “abstenim”, këshilltarët e Qytetit të Shkupit...

Me 28 vota “për”, asnjë “kundër” dhe një “abstenim”, këshilltarët e Qytetit të Shkupit sonte vonë e votuan Vendimin për përcaktimin e vlerës së kompensimit për shërbimet e kryera në transportin me linjë të udhëtarëve, sipas kriterit – kilometri i përfunduar.
 
Pas analizës së kryer nga shërbimet e qytetit është miratuar rritje prej 20 denarësh. Më herët, kompanitë private protestuan duke kërkuar një korrigjim çmimi që nuk është rishikuar që nga viti 2015. Edhe pse fillimisht me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kishin rënë dakord për rritje prej 30 denarësh, kjo shumë ishte refuzuar për shkak të mungesës së bazës ligjore.
 
Nënkryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski, shpjegoi kronologjinë e ngjarjeve, duke përfshirë seancën e jashtëzakonshme të 16-të, vendimet që janë marrë dhe dështimet administrative të administratës së qytetit. Ai theksoi se për shkak të mosveprimit të administratës, Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale ka kryer inspektim dhe ka rezultuar me vërejtje për kryetaren, Danela Arsovska.