Maqedoni

Besimtarët katolikë festojnë Krishtlindjen

25.12.2024 12:45

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas Kalendarit Gjeorgjian...

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas Kalendarit Gjeorgjian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit - Krishtlindjen. Tradicionalisht në Maqedoni festimi qendror me rastin e kësaj feste mbahet në Kishën Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë u mbajt edhe liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve. 
 
Ipeshkvi i Shkupit dhe i Dioqezës Strumicë-Shkup, Kiro Stojanov, gjatë liturgjisë, ka uruar qytetarët e besimit katolik. “Uroj që këto Krishtlindje dhe vit jubilar të na sjellin bekimin dhe shpresën e bollshme të Zotit në të ardhmen.”, deklaroi ipeshkvi i Shkupit dhe Eparkia e Strumicë-Shkupit, Kiro Stojanov.
 
Ndërkohë ortodoksët që ndjekin  kalendarin Julian, duke përfshirë Kishën Ortodokse Ruse, Serbe dhe Maqedonase, Patriarkanën e Jerusalemit, si dhe murgjit e Malit Athos, do të festojnë Krishtlindjet më 7 janar.