Maqedoni
Filipçe: Po dobësohet standardi i qytetarëve
25.12.2024 13:04
Politikat ekonomike të Mickoskit janë politika për elitën...

99% e qytetarëve paguajnë për 1% të elitës së Mickoskit. Ky nënshtrim dhe skllavëri ndaj partnerëve të biznesit dhe tregtarëve është nënçmues, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, me rastin e gjashtëmujorit, që kur VMRO-DPMNE-ja është në krye të Qeverisë.
“Faturat po rriten, çmimet po rriten dhe Qeveria po përpiqet të mashtrojë njerëzit me shporta false dhe mashtrime se po i ndihmon me diçka. Realiteti është krejtësisht ndryshe nga ai që na prezanton Mickoski dhe këtë më së miri e dinë qytetarët kur hapin portofolin. Fatkeqësisht këtë Vit të Ri do ta presin shumë më modest dhe me pasiguri. Është shumë vonë, që Mickoski fajin për këtë debakël dhe grabitje t'ua bartë tregtarëve dhe të shtiret si politikan i shqetësuar. Askush nuk e beson më këtë temë.", - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
