Shënohet 112 vjetori i vdekjes së Goce Dellçevit

04.05.2015 09:54

Në Maqedoni sot shënohet 112 vjetori i vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev...

Me atë rast, delegacionet shtetërore dhe të qytetit do të vendosin lule në varrin e tij në kishën Shën Spasi dhe në monumentin në Parkun e Qytetit.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të Silvana Boneva, Lupço Dimovski dhe Rosa Topuzova Karevska në kishën "Shën Spas" do të vendosin lule në varrin e Goçe Dellçevit. Lule do të vendosin edhe delegacioni zyrtar nga Qyteti i Shkupit, i udhëhequr nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Koçe Trajanovski.

Në Parlamentin e Maqedonisë, megjithatë, do të ndahet çmimi "Goçe Dellçev" për arritjet të rëndësishme në interes të Republikës së Maqedonisë në fushën e shkencës.

Çmim do të marrin autorët e veprave "Fjalori interpretues i gjuhës maqedonase" nga ekipi Dr. Elizabeta Bandilovska-Ralpovska Dr. Olgica Dodevska Mihajlovska, Dr. Snezhana Velkoska, Dr. Snezhana Venovska-Antevska, Dr. Elka Jaçeva-Ulçar, Dr. Violeta Nikolovska, Dr. Fani Stefanovska-Risteska, mr Katica Topliska-Evroska dhe Dr. Zhivko Cvetanovski, për punën "Rezultate për kompozim dhe neutriks kompozim" nga prof. Dr. Biljana Jolevska-Tuneska dhe për "Gjuha e shqiptarëve nga Karadaku i Shkupit" nga prof. Dr. Asllan Hamiti.

Goce Dellçev (4 shkurt 1872, f. Kukush-4 maj 1903 f. Banica) është hero dhe revolucionar kombëtar maqedonas. Ai konsiderohet si apostull, ideolog, organizator dhe udhëheqës i lëvizjes revolucionare çlirimtare kombëtare maqedonase në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.

Ai vdiq në prag të kryengritjes së Ilindenit më 4 maj të vitit 1903 në fshatin Banica, Sersko, në betejat me ushtrinë osmane që rrethuan fshatin.

Eshtrat e tij në fillim janë mbajtur në Banica deri në vitin 1917, kur janë transferuar në Ksanti, dhe më pas në Sofje. Deri në vitin 1923 arkivoli me eshtrat janë mbajtur në shtëpinë e Mihail Çakovit. Eshtrat e Dellçevit më 11 tetor 1946 janë transferuar në Shkup, në kishën "Shën Spas".