Fjalimi vjetor i presidentes Davkova në Kuvend, në fokusin e presidentes, eurointegrimet

25.12.2024 16:25

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova....

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, mbajti fjalimin e saj të parë vjetor në Kuvend, me ç’rast u fokusua te ndryshimet kushtetuese dhe rruga eurointegruese e vendit. Sipas Davkovës, BE-ja është ende sistemi politik demokratik më i dëshirueshëm dhe shtëpia e përbashkët.

Sipas saj nuk është rastësi që sot qytetarët e anëtarëve të BE-së kanë një mendim më të mirë për kapacitetin e saj demokratik, por deri në anëtarësim të plotë vendin tonë e presin ndryshimet kushtetuese.

“Zgjidhja e vetme e mundur do të ishte ajo që në ndryshimet kushtetuese me afat të prolonguar të precizuara në ligjet kushtetuese për zbatimin e amendamenteve, që deri më tani disa herë e kemi zbatuar dhe të gjitha këto amendamente do të futeshin në fuqi, pasi t’i mbarojmë bisedimet për anëtarësim dhe ratifikimi për anëtarësimin tonë në BE. Kjo do të ishte një zgjidhje fituese për Bullgarinë, sepse do ta realizonte atë të cilën e ka kërkuar, por njëkohësisht na kishte ndihmuar në rrugën eurointegruese të vendit tonë në frymën e preambulës së marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Bullgaria do të jetë e vetëdijshme se sa më shpejt të përfundojnë bisedimet tona për anëtarësim, aq më shpejt ajo do të arrinte në qëllimin e saj final.”, - deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Presidentja njëherit theksoi se në rrugën drejt BE-së mund të arrihet më shpejt me angazhim të përbashkët nga të gjitha institucionet dhe partitë politike në vend.

“Fuqishëm besoj se rruga për në Bruksel mund të arrihet më shpejt dhe më lehtë, por vetëm nëse ne të gjithë, si presidentja, deputetët, Qeveria, Gjyqësori, partitë e pushtetit dhe të opozitës, sektori joqeveritar, mediat, do të funksiononim si një simfoni mirë e orkestruar, që do të ketë një orkestër mirë të stërvitur, në repertuarin e të cilëve në mënyrë të rregullt do të ishte simfonia, funksionimi i së drejtës me të cilën duhet të paraqitemi në koncertin final në Bruksel.”, - theksoi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Presidentja në fund uroi qytetarët për një fillim të mbarë të vitit 2025 dhe theksoi se do të jetë gjithmonë në shërbim të popullit dhe vendit. (Fitim Kryeziu, TVM2)