Dita globale për higjienë të duarve
Me moton "Është e qartë. Duart e pastra shpëtojnë jetë" sot në Shkup në organizim të Komisionit multisketorial për monitorimin e rrezistencës antimikrobale pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Instituti për Shëndet Publik dhe Qendrës për Hulumtime Rajonale dhe Bashkëpunim "Studiorum "do të shënohet Dita globale për higjienën duarve...

"Të vetëdijshëm për efektin e higjienës së duarve dhe aplikimin e duhur të saj, Republika e Maqedonisë edhe këtë vit bashkohet me kremtimin e Ditës botërore për higjienën e duarve, thuhet në deklaratën nga organizatorët.
Higjiena e duarve, theksohet, është një nga veprimet e para që e mësojmë që nga fëmijëria me qëllim që t'i parandalojmë infeksionet që barten përmes duarve të pista.
Një numër i madh i infeksioneve barten nga kontakti direkt (person-në - person, aerosoli ose pikat) dhe kontakti me ushqim dhe kafshë të kontaminuar. Higjiena e duarve shpesh është moment kyç në parandalimin e këtyre sëmundjeve si në komunitet ashtu edhe në mjediset spitalore.
