Këshilli Gjyqësor, Bekim Mehmedi emërohet U.D Kryetar i Gykatës së Apelit-Gostivar
Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme...

Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme mori vendime për emërimin e gjykatësve Bekim Mehmedi dhe Mirosllav Georgievski për ushtrues të detyrës kryetarë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe Gjykatën Themelore në Kratovë.
Në debatin e shkurtër të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor u tha se U.D. Kryetar i Gjykatës së Apelit-Gostivar, kandidat i vetëm i paraqitur është gjykatësi Mehmedi, kryetari i deritanishëm i kësaj Gjykate.
Për këtë kandidat Komisioni i formuar ka konfirmuar se i përmbush kushtet, pas çka është marrë vendim që të vazhdojë si U.D. Kryetar, derisa nuk bëhet zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Gostivar, për çka procedura është në vijim.
Për U.D. Kryetar të Gjykatës Themelore-Kratovë, ishin paraqitur dy kandidatë, por duke pasur parasysh se gjykatësja Ruzhica Zdravkovska tashmë ka pasur dy mandate në të cilat e ka kryer funksionin si Kryetare e Gjykatës Themelore-Kratovë, nuk ka mundësi ligjore që të vazhdojë procedura lidhur me kandidaturën e saj.
Në mbledhje u zgjodhën edhe tre gjykatës në Gjykatën e Apelit dhe nëntë gjykatës në Gjykatën Themelore-Shtip.
