DMSH, masa kundërvajtëse për komunat që nuk veprojnë

25.12.2024 18:23

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim...

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nëpërmjet një letre dërguar deri te Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ka apeluar që të veprojnë në raste të fatkeqësive natyrore.

Në të kundërtën siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpetim do të zbatohen masa kundërvajtëse.

Nga kjo drejtori rekomandojnë: Monitorim i vazhdueshëm i situatës, Veprim në përputhje me Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zbatim i planeve Lokale për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet e tjera, Shfrytëzimi optimal i të gjitha burimeve në dispozicion.