Besimtarët katolik festojnë Krishtëlindjen, Papa bën thirrje për ndaljen e luftërave në Botë
Besimtarët katolik kudo në botë...

Besimtarët katolik kudo në botë përfshi edhe shqiptarët e besimit krishter po festojnë sot Krishtëlindjen.
Gjatë fjalimit të tij për Krishtlindje Papa Françesku bëri thirrje që “të ulen armët”.
Ai bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Sudan dhe dënoi “situatën shumë të rëndë” humanitare në Rripin e Gazës.
Papa po ashtu kërkoi armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Mendoj për komunitetet e krishtera në Izrael dhe Palestinë, veçmas në Gazë, ku situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë”, u tha ai mijëra besimtarëve që u mblodhën para Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë për adresimin e Papës.
Festimet për Krishtlindje ishin të heshtura në vendlindjen biblike të Jezu Krishtit, në qytetin e Betlehemit që gjendet në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Rreth 1.100 të krishterë jetojnë në Gazë, ku për Krishtlindje qindra u mblodhën në një kishë për t’u lutur që lufta të mbarojë.
