Ukrainë, sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike
Rusia ka kryer sulme masive ndaj Ukrainës...

Rusia ka kryer sulme masive ndaj Ukrainës, duke shënjestruar ndërtesa të energjisë dhe infrastrukturën tjetër civile, thanë zyrtarët ukrainas.
Të paktën tre persona janë plagosur në rajonin verilindor të Harkivit, që u sulmua me raketa balistike ruse, thanë autoritetet ukrainase.
Guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, po ashtu ka raportuar “për dëme në infrastrukturën civile jo të banueshme” në Harkiv.
“Kryeqyteti rajonal, qyteti i Harkivit, u përball me një sulm masiv raketor.”, tha kryetari Ihor Terekhov, përmes platformës Telegram.
“Një seri shpërthimesh janë dëgjuar në qytet dhe ka ende raketa balistike që po lëshon drejt qytetit.”, shkroi Terekhovi në Telegram.
Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushçenko, tha se Rusia “edhe njëherë po sulmon në mënyrë masive sektorin e energjisë”, por nuk specifikoi se cilat qytete janë nën sulm.
