Maqedoni

Parashikimi i motit

26.12.2024 09:03

Këtë të enjte pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë...

Këtë të enjte pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me borë të herëpashershme lokale në pjesët veriore të vendit dhe në juglindje me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu me shpejtësi mbi 60 km/h.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 2°C, kurse maksimalet nga 1 deri në 7°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, ndërsa në pjesët më të larta të luginës me borë të rastësishme. Reshjet e shiut do të ndalen pasdite. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. emperatura minimale do të ulet në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6°C.