Maqedoni
Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar - Mavrovë - Dibër
26.12.2024 09:13
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa....

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.
Nga atje njoftojnë se nga ora 06:00 ka ndalesë të qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Gostivar – Mavrovë - Dibër dhe anasjelltas. Ndalesë të qarkullimit për automjetet e rënda vazhdon të ketë edhe në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit dhe në qafën e Gjavatos.
Nga LAM njoftojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
