Botë

Izraeli sërish sulmon Gazën, u vranë 5 gazetarë

26.12.2024 09:33

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror izraelit në Gazë...

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror izraelit në Gazë, thanë mjekët dhe autoritetet shëndetësore në enklavën palestineze.

Pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Zeitun të Qytetit të Gazës, teksa autoritetet shëndetësore shtuan se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.
 
Ndërkaq, një incident të ndarë, pesë gazetarë u vranë kur makina e tyre u godit nga një sulm në afërsi të spitalit Al-Avda, në Nuseirat në Gazën Qendrore. Ata ishin punonjës të kanalit televiziv, Al-Quds Al-Youm. Ende nuk ka ndonjë reagim nga Izraeli lidhur me këto sulme të raportuara. Megjithatë, një ditë më herët Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian këmbyen akuza se kanë dështuar të përmbyllin një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht se të dyja palëve ditëve të fundit thanë se ka përparim në këtë proces. Edhe pse së fundi palët kanë shprehur optimizëm për një marrëveshje armëpushimi, ende ka pika për të cilat nuk është gjetur pajtim lidhur me këmbimin pengjeve me të burgosurit palestinezë dhe për tërheqjen e trupave izraelite nga Gazë. Ofensiva hakmarrëse izraelite deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 45.000 palestinezë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në Rripin e Gazës.