Maqedoni
Gashi për ndryshimet kushtetuese, nevojitet vullnet politik
26.12.2024 11:58
Procedura për ndryshimet kushtetuese është në kuadër të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit...

Procedura për ndryshimet kushtetuese është në kuadër të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit dhe gjithkush që i plotëson kushtet mund të ngrit iniciativë. Kështu vlerëson kryeparlamentari, Afrim Gashi, sipas të cilit shumica parlamentare konsideron se duhet të ketë vullnet politik dhe marrëveshje për fillimin e procedurës.
"Kur të sigurohemi se kemi 2/3 e deputetëve do të nisim procedurë, sepse nuk është mirë të eksperimentohet me procedura të tilla", theksoi Gashi.
