Maqedoni

LSDM: KShPK-ja ta rishqyrtojë vendimin për Hristovskin

26.12.2024 14:34

LSDM-ja kërkon tërheqjen dhe njëherit rishqyrtimin e vendimit skandaloz të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit..

LSDM-ja kërkon tërheqjen dhe njëherit rishqyrtimin e vendimit skandaloz të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për drejtorin e Agjencisë për Siguri Nacionale, Bojan Hristovski, dhe diplomën e tij. Faktet që janë publikuar nga mediat dhe janë të disponueshme për të gjithë opinionin janë shqetësuese dhe hapin një sërë pikëpyetjesh për arsyet mbi të cilat është marrë vendimi, madje edhe për një konflikt të mundshëm interesi në vetë KShPK-në.
 
“Kjo duhet të zbardhet plotësisht, sepse është një goditje jo vetëm për reputacionin e KShPK-së, por edhe për punën e saj. Peticioni anonim në të cilin ishte kontestuar diploma universitare e Bojan Hristovskit, e lëshuar nga një universitet në Shkup, u hodh poshtë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, duke iu referuar një analize të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit. Kjo diplomë, për të cilën raportoi vetë Hristovski, shkaktoi dyshime të bazuara për përfundimin e shpejtë të studimeve për vetëm 1 vit. Imagjinoni, në vend të 4 ai ia doli për një vit.”, - deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.