Botë

Mozambik, trazira në një burg, të paktën 33 të vdekur

26.12.2024 16:26

Trazirat kanë shpërthyer në një burg në kryeqytetin e Mozambikut duke lënë të vdekur 33 persona....

Trazirat kanë shpërthyer në një burg në kryeqytetin e Mozambikut duke lënë të vdekur 33 persona dhe të plagosur 15 të tjerë.
 
Mbi 1.500 njerëz u arratisën nga një burg në Maputo gjatë  trazirave, por 150 prej tyre tani janë rikapur nga forcat e policisë. Trazirat në burg kanë shpërthyer pas atyre politike. Të paktën 21 persona ndërruan jetë të mërkurën pas protestave antiqeveritare në vend. Protestat shpërthyen pasi gjykata e lartë e Mozambikut konfirmoi fitoren e partisë në pushtet në zgjedhje. Grupet e opozitës dhe mbështetësit e tyre thonë se zgjedhjet ishin të manipuluara.