Hendboll

“Hendboll – KB 2025”, Maqedonia fiton kontrolluesen e parë

26.12.2024 16:14

Ishte kjo një ndeshje e cila u zhvillu me kohëzgjatje prej 90 minutave...

Ishte kjo një ndeshje e cila u zhvillu me kohëzgjatje prej 90 minutave, pas të cilave hendbollistët e vendit shënuan fitore me 85:44. Pas 60 minutave lojë Maqedonia ishte më e mirë  duke triumfuar me rezultatin 55:28.
 
Të përzgjedhurit e trajnerit KirillLlazarov, sonte do të luajnë  ndeshjen e dytë kontrolluese po me skuadër lokale, ndërsa me 29 dhjetor do të përballen me Arabinë Saudite. 
 
Deri në nisjen e botërorit të hendboll përpos këtyre tri ndeshjeve kontrolluese, përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë spaku edhe një ndeshje kontrolluese edhe atë me Kroacinë me 8 janar në Varazhdin ku edhe do ti zhvillojë ndeshjet e saja në botëror.
 
Hendbollistët më të mirë të vendit, botërorin do ta nisin me Hungarinë me 15 janar, ndërsa  në këtë grup janë edhe Holanda e Guineja.