Futboll

Sileksi kryeson renditjen, Struga TL e para në vlerë tregu

26.12.2024 16:39

Struga TL është skuadra në të cilën vlera e futbollistëve nuk përputhet më së miri...

Struga TL është skuadra në të cilën vlera e futbollistëve nuk përputhet më së miri me vendin në renditjen e kampionatit, pas 18 javëve të para. Liqenasit kryesojnë renditjen e vlerave të skuadrave në treg, sipas sitit të specializuar Transfermarkt.
 
Struga ka  27 futbollistë të regjistruar, me vlerë totale tregu 5.47 milion euro, mesatarisht 203 mijë euro për lojtar. Struga për momentin mban pozitën e 5 në renditje. 
 
Vendin e dytë në renditjen e vlerës së tregut e mban Shkëndija, me 5.45. milion euro, vlerë me të cilën është pasqyruar ajo çka skuadra “kuqezi” ka dhënë në kampionat, ku mban vendin dytë në renditje me pikë të njëjta me Sileksin.
 
Rabotnicki, skuadra që ndjek Sileksin dhe Shkëndijën në renditjen e kampionatit, është e katërta përsa i përket vlerës së tregut, me 4.33 milion euro. Ashtu si Shkupi edhe Gostivari deri tani, skanë përputhje të pozicionit në renditjen e kampionatit dhe në renditjen e vlerave të tregut. Shkupi i 6-ti, në kampionat I 5 me vlerë, me 3.90 milion euro, ndërsa Gostivari i 4-ti në kampion I 7-ti me vlerën 3.56 milion euro.
 
Vendin e fundit në të dyja renditjet e mban Voska Sport, me vlerë 2.35 milion euro. Megjithatë skuadra nga Ohri, pas Rabotniçkit në krahasim me një vit me parë ka shënuar rritjen më të madhe në treg. Voska për 13.3% e ka vlerën më të madhe se dhjetorin e kaluar.
 
Vlera totale e të gjitha skuadrave të LPFM-së, është 44.00 milion euro, me mesatare 143 mijë euro për lojtar. Në këtësezonë në 12 ekipet e LPFM-së, kemi 308 lojtar të regjistruar. Shkëndija ka vlerën më të lartë mesatare për lojtar prej 237 mijë euro, pas tyre  e ka Struga, 203 mijë.
 
Ndërkohë, Rabotnicki që ka vlerë tregu të përgjithshme 4.33 milion euro, është skuadra me më tepër lojtarë të huaj, 10, ndërsa Pelisteri ka vetëm dy.