Betim Berisha, fitues i konkursit "Visit my Macedonia", nga Ambasada e SHBA-së

04.05.2015 09:50

Në konkursin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, me temë "Visit my Macedonia" (Vizito Maqedoninë time) vendin e parë e ка fituar Betim Berisha nga Komuna e Çairit me foton e realizuar në Çarshinë e Vjetër...

Çmimin Berishës, siç theksohet në kumtesën e Komunës së Çairit ia ka ndarë vet Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli.

Fotografi i talentuar, Betim Berisha ka të mbaruar Fakultetin për 3D dizajn dhe tani më disa vite merret me fotografi.

Këtë hobi ai e ushtron me shumë vullnet dhe pasion, si pasojë e së cilës po shfaqen sukseset e tij të para drejt një karriere të ndritshme.