Botë
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, të mbijetuarit u kthyen në Azerbajxhan
27.12.2024 11:25
Shtatë të mbijetuar u kthyen të enjten në Azerbajxhan derisa vendi po mban ditë zie 24 orë...

Shtatë të mbijetuar u kthyen të enjten në Azerbajxhan derisa vendi po mban ditë zie 24 orë pas rrëzimit të aeroplanit të “Azerbaijan Airlines” në Kazakistan, ku humbën jetën 38 njerëz.
Autoritetet azerbajxhanase kanë nisur një hetim për ta zbuluar shkakun e aksidentit. Zyrtarët thanë se regjistruesi i kabinës së avionit është gjetur dhe bënë thirrje për kujdes në lidhje hedhjen e fajësisë para se faktet të përcaktohen. Ajhan Solomon, konsulli i lartë i Azerbajxhanit në Aqtau, u tha gazetarëve se Nga këta, 10 deri në 12 janë në gjendje të mirë, ndërsa të tjerët mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme”, shtoi ai.
Këshilli mbikëqyrës i “Azerbaijan Airlines” njoftoi më 26 dhjetor se familjet e atyre që humbën jetën do të kompensohen me nga 23.460 dollarë, ndërsa të lënduarit me nga 11.730 dollarë.
Duke komentuar mbi raportet e pakonfirmuara se avioni mund të jetë rrëzuar nga një raketë, kryetari i Senatit të Kazakistanit, Maulen Ashimbaev, tha se është “e pamundur” të thuhet se çfarë mund ta ketë dëmtuar avionin derisa hetimi të përfundojë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri u shpreh ngjashëm, duke thënë: “Duhet të presim përfundimin e hetimit”. Peskov shtoi se është “gabim” të spekulohet para se hetuesit t’i nxirrnin përfundimet e tyre.
Edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit deklaroi se “po hetohen të gjithë skenarët e mundshëm”.
