Botë
Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE-në deri në 2027
27.12.2024 11:50
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani tha se Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, tha se Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027.
“Objektivi ynë është i qartë: në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë, ndërsa deri në fund të vitit 2027, planifikojmë të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz, dhe diplomacia do të luajë një rol kyç në realizimin e tij, me komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së. Në këtë kuadër, pjesëmarrja e Shqipërisë në Procesin e Berlinit, i cili u mbajt këtë vit në Berlin në dhjetëvjetorin e tij, ka qenë gjithashtu një mundësi për të shpejtuar integrimin dhe intensifikuar mbështetje për stabilitetin në rajon dhe në Evropë”, u shpreh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
