Botë
Shtajnmaer shpall zgjedhjet në Gjermani më 23 shkurt
27.12.2024 13:57
Presidenti gjerman, Frank Ualter Shtajnmaer, ka shpërndarë Parlamentin për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt...

Presidenti gjerman, Frank Ualter Shtajnmaer, ka shpërndarë Parlamentin për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt. Shpallja e zgjedhjeve erdhi pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit, Olaf Sholc.
“Pres që këto zgjedhje të realizohen me respekt dhe dinjitet, pasi pas zgjedhjeve do të duhet mjeshtri për formimin e Qeverisë. Po ashtu pres që fushata parazgjedhore të zhvillohet në mënyrë korrekte dhe transparente. Ndikimi i jashtëm është një rrezik për demokracinë, qoftë ai i fshehtë, siç ishte rasti në zgjedhjet rumune, ose i hapur, siç po praktikohet aktualisht në platformën X.”, - deklaroi presidenti i Gjermanisë, Frank Ualter Shtajnmaer.
“Në kohë të vështira, si tani, stabiliteti kërkon një qeveri të aftë për të vepruar dhe shumicë të besueshme në parlament.”, tha presidenti gjerman.
Qeveria e kancelarit Sholc, i cili vjen nga radhët e socialdemokratëve gjermanë humbi votë besimin në Parlament në fillim të këtij muaji pas përçarjes së koalicionit. Ai do të kryesojë një qeveri të përkohshme derisa të formohet qeveria e re.
GYLTENE SINANI
