Botë
Sulm me raketa në aeroportin e Tel Avivit, rebelët Huthi marrin përgjegjësinë
27.12.2024 14:24
Rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në aeroportin e Tel Avivit...

Rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në aeroportin e Tel Avivit, disa orë pas sulmeve izraelite në zonat e kontrolluara nga rebelët shiitë në Jemen duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Sanas. Lëvizja Huthi gjithashtu theksoi në një deklaratë se ata sulmuan me dronë kundër qytetit të Tel Aviv, në Izraelin qendror dhe kundër një anije në Detin Arabik. Pas këtyre sulmeve miliona njerëz u dërguan në strehimore.
“Sulmi është kryer pa kurrfarë paralajmërimi paraprak.”, - tha një qytetar.
“Cak ishte sulmi ndërkombëtar derisa në të kishte shumë qytetarë.”, - tha një qytetar tjetër.
Bota ka frikë nga një përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme. OKB-ja vlerëson se situata është alarmante.
"Sekretari i përgjithshëm mbetet thellësisht i shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon dhe përsërit thirrjen e tij për të gjitha palët e interesuara që të ndërpresin të gjitha veprimet ushtarake dhe të përmbahen maksimalisht.", - deklaroi ndihmës zëdhënësja e OKB-së, Stefani Tremblej.
Autoritetet izraelite thonë se ushtria izraelite thotë se kanë shënjestruar infrastrukturën e përdorur nga Huthit e mbështetur nga Irani për të kontrabanduar armë.
“Siç kemi thënë, kushdo që e lëndon Izraelin, ne do ta lëndojmë atë. Ne do t'i gjuajmë të gjithë liderët Huthi, do t'i godasim siç kemi bërë në vendet tjera. Askush nuk do të mund t'i shpëtojë dorës së gjatë të Izraelit. Ne do t'i sulmojmë ata për të hequr kërcënimet ndaj shtetit.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.
Betejat vazhdojnë edhe në Gazë. Agjencitë botërore po regjistrojnë viktima. Mediat libaneze po raportojnë sulme izraelite ndaj tre objektivave në rajonin e Luginës Bekaa, afër kufirit me Sirinë. Ndërsa një mashkull nga Bregu Perëndimor ka therur për vdekje një grua 80-vjeçare në Izrael. Suli është vlerësuar si akt terrorist.
FITORE DEMOLLI
