Dy të vrarë në sulmet terroriste në Dallas

04.05.2015 10:18

Dy persona të armatosur janë vrarë pasi hapën zjarr jashtë një konference të mbajtur në periferi të Dallasit. Gjithashtu, është plagosur një roje sigurie e Kurtis Kaluell Sentër, aty ku po mbahej konferenca...

Eventi, i organizuar nga një grup personash kritikë ndaj Islamit, përfshinte dhe një konkurs me karikatura të profetit Muhamed.

Sipas zëdhënësit të policisë së Garlandit, Xho Harn, nuk dihet ende nëse ngjarja kishte lidhje me këtë konferencë.

Pak para se të mbyllej eventi, dy persona kanë dalë nga një makinë dhe kanë hapur zjarr duke plagosur rojen e sigurisë. Policia i është përgjigjur zjarrit duke i vrarë të dy.

Rreth 200 persona po ndiqnin konferencën dhe u zhvendosën në pjesën e pasme të godinës, para se të evakuoheshin me autobusa shkolle.

Konkursin për karikatura të profetit Muhamed e ka organizuar asociacioni Nisma për mbrojtje të lirë amerikane.